Loading…

Besa Shahini: VV ka bërë fushatë kundër meje dhe Gent Cakaj

  • 11/11/2020 | 23:21

Besa Shahini: VV ka bërë fushatë kundër meje dhe Gent Cakaj

Besa Shahini dhe Gent Cakaj nga Kosova, u emëruan si ministra në Qeverinë e Shqipërisë që drejtohet nga Edi Rama.

Shahini nuk e çoi deri në fund mandatin e saj si Ministre e Arsimit, derisa Cakaj edhe sot e kësaj dite është ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës pasi nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta.

Por, Shahini thotë se as njëri dhe as tjetri nuk janë raste mossuksesi, derisa shton se Lëvizja Vetëvendosje bëri fushatë të vrazhdë kundër tyre.

“Unë nuk e shoh si një rast mossuksesi as njërin dhe as tjetrin, por të dy kemi situata krejt të ndryshme prej njëri-tjetrit. Genti u pengua nga presidenti dhe nga politikat ditore. Pati një kampanjë shumë të vrazhdë nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër të dyve, e cila reflektoi te vendimi i presidentit që të mos e dekretojë si ministër”.

Sipas Shahinit, në dokumentin që e nxori presidenti Meta, ishin pak a shumë të njëjtat fjalë që i nxori VV-ja, kur e nxori sipas saj, deklaratën negative kundër Cakajt, “që nuk mund të jetë Ministër i Punëve të Jashtme”.

“Unë kam vendosur që të tërhiqem, para se të futemi në proces zgjedhor, janë ndryshe strukturalisht si probleme. Nëse e marrim perspektivën pozitive, që unë e kam për gjithë këtë projekt, mendoj që çdo projekt në fillim të tij, has në sfida të ndryshme të cilat tejkalohen rrugës dhe mësohen mësime, për të mos u përsëritur në të ardhmen. Si projekt, që ka filluar shumë ambicioz dhe ka treguar vullnetin e kryeministrit Rama dhe PS-së që të ndërmarrë hapa drejt përfshirjes së shqiptarëve, jashtë kufijve të Shqipërisë në qeverisjen në Shqipëri, ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm”.

Shahini vlerëson se megjithatë projekti për përfshirjen e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri ishte i suksesshëm.

“Mund ta quani dështim. Një projekt, që ka filluar për herë të parë ka dhënë rezultat të kënaqshëm dhe ka bërë një kapërcim në këtë idenë e mundësisë së përfshirjes së shqiptarëve, në pozita të larta vendimmarrëse edhe nga jashtë kufijve të atij vendi. Një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen edhe në Kosovë – nuk është më një çudi dhe një projekt që do të habisë njerëzit”.

“E kemi bërë një kapërcim te pjesa shoqërore dhe kulturore, ndoshta nuk e kemi bërë kapërcimin politik, aq sa është dashur dhe ky projekt nuk ka rezultuar politikisht aq suksesshëm sa ka pasë ambicie në fillim, por që e ka ndryshuar qasjen që njerëzit e kanë ndaj një shkëmbimi të tillë është plotësisht e vërtetë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë