Loading…

Besiktasi vihet pas mbrojtësit kosovar Fidan Alitit

  • 29/05/2020 | 08:45

Besiktasi vihet pas mbrojtësit kosovar Fidan Alitit

Sergen Yalcin ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ri të Super ligës së Turqisë. Trajneri aktual i Besiktasit tashmë i di pikët e dobëta të ekipit që e morri ta drejtojë muaj më parë pas shkarkimit të Abdullah Avci.


Siç raporton mediumi sportiv, Fotomaç, strategu po kërkon që të përforcojë radhët e veta me disa emra të rinj dhe në mesin e tyre janë dy futolistë që kanë lidhje me Kosovën.

Njëri prej tyre është reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, i cili me sukses po paraqitet te klubi suedez i Kalmarit.

Alitin tashmë me ngulm po e kërkon trajneri turk, i cili ka marr raporte pozitive prej vëzhguesve të skuadrës së famshme.

Kujtojmë se Besiktasi aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore, përkatësisht ka nëntë pikë më pak se lideri Trabzonspor.

Së bashku me të, në listë çuditërisht është edhe qendërmbrojtës turk i Llapit, Emir Umit, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, por ka pasur shumë pak paraqitje tek klubi llapjanas.

Ndryshe, kampionati turk pritet të rinisë më 12 qershor pas ndërprerjes muaj më parë shkaku pandemisë globale, Covid-19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë