Loading…

Besimi në Policinë e Kosovës mbetet i lartë

  • 23/03/2017 | 18:29

Besimi në Policinë e Kosovës mbetet i lartë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë konferencë u lansuan rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për vitin 2016, me fokus në besueshmërinë për policinë, perceptimet për nivelin e korrupsionit në polici, s i dhe procesin e rekrutimit në polici.

Rezultatet e BKS 2016 tregojnë se vërehet një trend pozitiv në rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës. Rreth 60% të respodentëve kanë shprehur opinion pozitiv kundrejt policisë, duke deklaruar se i besojnë shumë kësaj force. Kjo u përcjell nga 20% të atyre që nuk i besojnë kësaj force, dhe 25% të tjerë që nuk kanë shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë forcë.

Kur janë pyetur për nivelin e korrupsionit në Policinë e Kosovës, rreth 11% janë deklaruar se kjo forcë është e korruptuar, 16% janë deklaruar se janë të korruptuar deri diku, kurse një pjesë dërrmuese me rreth 68% policia është e korruptuar deri diku.

Për sa i përket njësive më të korruptuara brenda policisë, 33% e respodentëve kanë deklaruar se Menaxhmenti i Policisë është i korruptuar, kurse 31% besojnë se policia kufitare është më e korruptuar, si dhe 25% të tyre që besojnë se Policia e Trafikut është e korruptuar, transmeton kp.

Në këtë të fundit ka mund të ndikoj aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës për luftimin e korrupsionit në polici, ku edhe u arrestuan pjesëtarë nga policia e trafik – njësia e auostradës, pra çështje që ende janë në hetim.

Aty ku fillon integriteti, dhe ku ndërtohet baza e integritetit është pikërisht tek rekrutimi, procedurat si dhe niveli i pjesëtarëve që bëhen pjesë e kësaj force.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë