Loading…

Besnik Bislimi “i përgjumur” publikon sondazhe të reja

  • 02/02/2021 | 14:39

Besnik Bislimi “i përgjumur” publikon sondazhe të reja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV’së), Besnik Bislimi sot ka nisur me publikimin e sondazheve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Ai ka publikuar një sondazh ku sipas tij, VV do të fitojë mbi 50 % të votave në komunën e Kastriotit, shkruan Gazeta Metro.


Besnik Bislimi po thotë se këto sondazhe po e radhitin Vetëvendosjen të parën me mbi 50% të votave në nivel komunal.

“Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Qyteti i ndryshëm! KASTRIOTI”, ka shkruar ai.

Javë më parë Bislimi ka thënë se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.

Ai kishte thënë se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumë.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, ishte shprehur Bislimi.

Më poshtë postimi i tij i plotë. //gazetametro.net

Sondazhi i njejtë!
Pyetja e njejtë!
Rezultati i njejtë!
Qyteti i ndryshëm!
KASTRIOTI

Posted by Besnik Bislimi on E martë, 2 Shkurt 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë