Loading…

Besnik Mustafaj shpallet autori i vitit në Panairin e Librit në Prishtinë

  • 08/06/2017 | 22:04

Besnik Mustafaj shpallet autori i vitit në Panairin e Librit në Prishtinë

Mustafaj është shpërblyer si autori i vitit për librin “Ëndrra e doktorit”. Mustafaj është shprehur i lumtur për çmimin e marrë në ceremoninë ku u ndanë edhe çmimet tjera të këtij Panairi.


 “Unë nuk jam nga ata shkrimtarë të llojit të Kafkës, për të cilët nuk ka rëndësi nëse dikush i lexon. Mua më vjen mirë që ka njerëz që e lexojnë veprën time. Do të thosha se një shkrimtar që shkruan në një gjuhë të vogël për nga numri i lexuesve, si gjuha shqipe, gjithmonë dyshojnë nëse do të lexohen dhe kalojnë nëpër një konfuzion kulturor. Ky Panair shënon një festë për librin por edhe është heroizëm i punëtorëve të librit” tha në fjalën e tij shkrimtari Mustafaj.

Përmes groteskut gati të pashpirt, Mustafaj në librin “Ëndrra e doktorrit” prekë temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.

Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë