Loading…

Besnik Tahiri: Lista Serbe s’ka opsion tjetër pos ta votoj ushtrinë

  • 07/06/2017 | 22:58

Besnik Tahiri: Lista Serbe s’ka opsion tjetër pos ta votoj ushtrinë

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur në fitoren e këtij koalicioni, përderisa ka thënë që me qeverisjen e Ramush Haradinajt nuk do të këtë nevojë për ndërhyrje, gjë që nuk ka të bëj me autoritetin e tij mirëpo me besimin që i është dhënë.


Tutje Tahiri ka vlerësuar që qeverisja e kaluar ka humbur kohë me tema të mëdha, dhe si pasoje janë lënë anash veprimet konkrete në zhvillim ekonomik dhe punësim.

“Kosova ka nevoje për një qeveri që vepron, ka shumë punë për t’u bërë. Duhet t’i përmbyllim tre çështje shumë shpejt, atë të demarkacionit, debatin rreth Asociacionit të Komunave Serbe dhe çështjen e ushtrisë. Sa i përket investimeve të huaja do të orientohemi tek investimet e shqiptareve që janë bërë në diasporë. Çështje tjetër e rëndësishme është rivitalizimi i potencialeve tona, e që është thëngjilli” ka thënë Besnik Tahiri në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

Ndërsa sa i përket çështjes së themelimit të ushtrisë, Tahiri ka thënë që Lista Serbe nuk ka ndonjë opsion tjetër përpos votimi të ushtrisë.

“Lista Serbe nuk ka ndonjë opsion tjetër përveç votimit të ushtrisë. Duhet të bisedojmë me ta seriozisht, t’i vendosim kushtet tona në kuptimin pozitiv” deklaroi Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë