Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka treguar tre problemet që sipas tij i ka buxheti i vitit 2023, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se ky buxhet është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët.
Ndërkaq, prezantimin që po ju bëhet nëpër komuna nga kryeministri, Albin Kurti me dy ministrat, Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi e ka quajtur ”mashtrim të ulët”.
”Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve,” ka shkruar ai.
Kujtojmë se buxhetin për vitin e ardhshëm në një intervistë të fundit e ka kritikuar edhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami. Ajo ka thënë se nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi. /gazetametro.net
Postimi i plotë i Besnik Tahirit: