Loading…

Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

  • 15/08/2022 | 11:24

Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimit për reduktimet me energji elektrike.


Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky paralajmërim është fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se kjo është një matje e pulsit të qytetarëve, të cilët, sipas tij, nëse durojnë sot dy orë, do të durojnë dimrit edhe 12 orë.

“Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka përfunduar Tahiri.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë