Loading…

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, por fiton vendi

  • 11/08/2020 | 23:12

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, por fiton vendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do do ta mbështeste një kandidaturë të Ramush Haradinajt për president të Kosovës.

Ai thotë se zgjedhja e presidentit është e pashmangshme, dhe se mund të kemi zgjedhje për president në tetor e më së largu në mars të vitit 2021. Ai tha se nuk do të ketë më president me zarfë, dhe se duhet që ai të zgjidhet nga kjo legjislaturë.

“Unë jam që Ramush Haradinaj të jetë president. Unë personalisht po. Në radhë të parë fiton vendi. Dhe në radhë të dytë koncepti i presidentit që të ballafaqohet me çfarëdo teme. Kush humbë? Vetëm aleanca. Kemi të bëjmë me një njeri me bagazh të madh. Do ta udhëhiqte vendin me lidership. Me trimëri. Në situata në të cilat unë vetë jam dridhur, në situata të cilat nuk dua të flas se sa vështirësi kemi pasur. Ai ka qenë i palëkëndur”, thotë ai.

“Kemi tema të mëdha përpara. Aleaaca humbë, por vendi fiton”, shtoi Tahiri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë