Loading…

Beteja e Kosovës në Madagaskar

  • 24/11/2016 | 11:23

Beteja e Kosovës në Madagaskar

Beteja për Kosovën po bëhet në Afrikën e largët. Shefi i diplomacisë sërbe Ivica Dačić udhëtoi në Madagaskar, ku do të mundohet të parandaloj planin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili është nisur në një akcion të ri diplomatik me qëllim që të bind sa më tepër shtete ta njohin pavarsinë e Kosovës.

Pra, këto ditë, do të zhvillohet një betejë istikamesh në lidhje me njohjen e Republikës së Kosovës, ndërsa aktorët do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës dhe nënkryetari i parë i qeverisë së Sërbisë Ivica Dačić, transmeton gazetametro.net.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar në Samitin e Organizatës ndërkombëtare Frankofonia, i cili mbahet prej 22 deri më 26 nëntor në Madagaskar, ku do të lobojë për njohjen e pavarsisë së Kosovës, edhe atë personalisht te të gjithë pjesmarrësit e këtij samiti, e në të deri më tani marrin pjesë mbi 80 shtete.

Republika e Madagaskarit ende nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Në këtë Samit do të merr pjesë edhe Presidenti françez Fransua Olland, është kumtuar nga Ministria e jashtme e këtij shteti.

Sipas mediave serbe, qëllimi i vizitës së Dačić-it në Samit në Madagaskar është pengimi i njohjeve të reja të Kosovës.

“Në këtë lloj të takimeve gjithmonë formohet rendi i lobistëve shqiptar, dhe ata janë njerëz shumë të pasur, të cilët “haptas agjitojnë” për njohjen e Kosovës. Qëllimi i delegacionit tonë është që, sa të munden, t`i parandalojnë këto qëllime”, thotë një burim i mediave sërbe.

“Ministri Dačić do të takohet me zyrtarë të lartë të Frankofonisë gjatë Samitit dhe do të këtë bisedime me shumë shefa të delegacioneve të shteteve anëtare dhe vërzhguese”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë