Loading…

“Beteja me COVID-19”: Italia do të dërgojë 4 mjekë për t’a ndihmuar Kosovën

  • 11/08/2020 | 17:40

“Beteja me COVID-19”: Italia do të dërgojë 4 mjekë për t’a ndihmuar Kosovën

Ditë më parë, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi se Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak për të ndihmuar Kosovën në luftën me COVID-19.

Një lajm të tillë ajo e konfirmoi pas bisedës që kishte zhvilluar përmes telefonit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, shkroi kryediplomatja, pa dhënë ndonjë informatë tjetër.

Gazeta Express ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë për datën se kur do të vijë ky ekip në Kosovë dhe numrin e mjekëve që do të jenë pjesë e tij.

Zëdhënësi i MSh’SË, Faik Hoti, i ka thënë Gazetës Express se janë në kontakt me Ambasadën Italiane rreth datës kur do të vijnë, derisa ka deklaruar se pjesë e këtij ekipi do të jenë katër mjekë.

“Jemi në kontakt me Ambasadën Italiane, pritet veç konfirmimi i datave kur do të vijnë. Pjesë e këtij ekipi do të jenë katër mjekë”, ka thënë Hoti.

Më të fundit
...
  • 29/09/2020 | 22:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë