Loading…

Betejë e ashpër në Kharkiv dhe Kherson, ukrainasit po përparojnë

  • 28/09/2022 | 18:46

Betejë e ashpër në Kharkiv dhe Kherson, ukrainasit po përparojnë

Rusia ka kryer sulme ajrore në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv. Sulmet gjatë natës goditën një stacion trenash dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës për më shumë se 18.000 amvisëri, thanë zyrtarët më 28 shtator.


Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov, tha se forcat ruse kanë goditur me raketa të llojit S-300, që janë armë të dizajnuara  dhe për mbrojtje ajrore, por shpesh përdoren edhe për të goditur infrastrukturat civile në qytetet ukrainase.

Shërbimi i emergjencave në rajonin e Kharkiv  tha se shpërthimet kanë shkatërruar një trafo elektrike dhe po ashtu kanë goditur edhe një punëtori.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima, por kompania rajonale e energjisë elektrike tha se 18.500 konsumatorë në qarqet Shevcenkivski, Holodnogirski dhe Novobavarski, kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

Sulmet në Kharkiv vijnë pas një javë më parë u kryen sulme të ngjashme në një stacion trenash dhe në ndërtesat rezidenciale.

Luftime të ashpra po ashtu po vazhdojnë në rajonin e Kherson, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në buletinin e përditshëm për luftën në Ukrainë.

Ministria britanike tha më 28 shtator se forcat ushtarake ruse në këtë zonë, të stacionuar në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnipro, po sulmojnë pozicionet ukrainase.

Inteligjenca britanike tha po ashtu se Rusia po përdor forcat e saj për të vazhduar përpjekjet për të përparuar afër Bahmut në Donbas, pavarësisht se forcat e Moskës janë nën presion të madh në veri dhe jug të Ukrainës.

Luftimet e fundit vijnë teksa zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po përgatit një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh.

SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë ndihmuar me armë Ukrainën, qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti fqinj më 24 shkurt.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë