Betim Reçica, ka pranuar se në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por nuk ka treguar lidhur me çka.
“Jam intervistuar për aktivitete. Po kurrë ndaj meje s’është nxjerrë ndonjë vepër penale”, u shpreh Reçica duke mos dhënë detaje lidhur intervistimit që i është bërë, në cilësinë e Sekretarit në MIA.
Sekretari në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçica, ka thënë se s’është i kënaqur me Lumir Abdixhikun, ministër i ri në këtë ministri.
Thotë se nga ai, përfshirë temën aktuale me tenderin për Autostradën për Gjilan, kanë shumë presion.
“Deri tash nuk jemi të kënaqur me ministrin. Thërret drejtorin e nuk e njofton Sekretarin (mua)”, tha Reçica.
Ai pretendon se ka kërkuar të ketë takime me Abdixhikun, por ai s’i është lajmëruar.
“Deri sot s’më ka ftuar në takim, kam kërkuar të takohem me të por s’më ka ftuar”, tha ai.