Loading…

Betohet presidenti kroat Milovanovic, e përcolli Kolindën me puthje e lule

  • 18/02/2020 | 20:34

Betohet presidenti kroat Milovanovic, e përcolli Kolindën me puthje e lule

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Milanovic, u betua sot para gjykatës kushtetuese të Kroacisë dhe e përcolli tani ish presidenten Kolinda Grabar Kitarovic me lule e puthje. Milovanic u betua në një ceremoni modeste për dallim prej parardhëses që kishte mbledhur gjithë Zagrebin në ceremoni, transmeton Gazeta Metro.


Zoran Milanovicit mandati i fillon në mesnatën e të martës dhe mërkurës. E me aktin e betimit ai u inaugurua si presidenti i pestë i Republikës së Kroacisë.

Në hyrjen në Pantovcak në këtë ceremoni modeste orkestra e ushtrisë kroate luante marshin “ Ne jemi garda e Kroacisë”. Para kësaj në kabinetin presidencial u krye edhe dorëzimi e detyrës njofton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milovanic, ju drejtua të pranishmëve se nuk ka synim që të jetë faktor korrektësie, por i konstruktivitetit.

“Do të jem i përkushtuar, transparent, qëndrueshëm. Në politikë të jashtme do të përqendrohem në çështje me të cilat do të rritet prosperiteti dhe siguria” tha Milovanovic.

Kroacia si anëtare e Bashkimit Europian tani ka kryesimin e Këshillit Europian dhe ka një detyrë të rëndë deri në korrik kur Gjermania merr kryesimin. Në maj në kryeqytetin kroat Zagreb, mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë