Loading…

Betohet Tea Trifoni: Nuk përzihem më me asnjë djalë nga Kosova

  • 31/10/2021 | 11:55

Betohet Tea Trifoni: Nuk përzihem më me asnjë djalë nga Kosova

Mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari e bashkë me të në studio komentuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”


Tea në një moment tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht. Ndërsa, Fatma i përmendi Granitin si një nga djemtë më të pashëm.

“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Kujtojmë, se gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni kishte njohur ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi, e që nga programi ajo doli si çift me Andin, por më pas treguan se kanë qenë të detyruar nga produksioni për shkak të pëlqimit nga publiku dhe se me Beartin ka kohë që është e lidhur.

Mirëpo, pas pak kohësh dyshja u ndanë dhe nuk i kursyen as ‘thumbat’ në rrjete sociale. Siç duket kjo lidhje e ka bërë Tean të heqë dorë nga djemtë kosovarë.

Ndërkohë, një javë më parë, Tea deklaroi se ishte beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por pa dhënë detaje të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë