Loading…

Beyonce nuk ndalet as gjatë pandemisë: Koncert gjigant në vitin 2021

  • 09/11/2020 | 14:50

Beyonce nuk ndalet as gjatë pandemisë: Koncert gjigant në vitin 2021

Nëse mendoni se pandemia i ka prishur planet Beyonce-s, e keni shumë gabim.


Divën botërore të muzikës s’ka gjë që e ndal dhe këtë na e vërtetoi edhe njëherë.

Duke qenë se emergjenca Covid-19 ka ndaluar grumbullimit dhe turneu i saj s’mund të mbahet, Beyonce po bëhet gati për një koncert virtual.

Këngëtarja kishte planifikuar një turne të madh botëror për vitin 2021 dhe do të mbahet që ç’ke me të!

Vetëm se kësaj here askush s’do të mund ta shohë nga afër Beyonce-n, por vetëm nëpërmjet ekranit.

Burime për “People” kanë treguar se gjatë këtij turneu, këngëtarja do të prezantojë edhe projektet e reja për të cilat ka punuar gjatë karantinës, ndërsa më shumë detaje presim t’i mësojmë në vazhdim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë