Loading…

‘Bianconeri’ nuk heqin dorë nga Pogba: Të gatshëm të japin 150 milionë euro

  • 24/01/2020 | 17:24

‘Bianconeri’ nuk heqin dorë nga Pogba: Të gatshëm të japin 150 milionë euro

“Bianconeri” nuk kanë hequr ende dorë për rikthimin e mesfushorit francez në Itali. Pogban e kërkon edhe Real Madridi


Juventusi po mendon qysh tash për afatin kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri” nuk kanë hequr dorë ende nga rikthimi i Paul Pogbas në Itali.

Përfaqësuesi francez kishte shkëlqyer tek kampioni italian, por më pas ishte rikthyer në Manchester United.

Por, tash klubi nga Torino po e mendon strategjinë për të ardhur deri tek kampioni i botës me Francën.

Juve duhet ta mposht konkurrencën e Real Madridit, i cili po ashtu e do Pogban.

“Djajtë e Kuq” mund ta shesin mesfushorin ofanziv për afro 150 milionë euro.

Ndërkohë, nga Juve pritet të largohet Emre Can, të cilin e do Borussia Dortmundi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë