Loading…

Bibi i zemëruar me Pep: Borrell i ndalojnë vizitën zyrtare në Izrael, thonë zyrtarët

  • 15/03/2023 | 22:45

Bibi i zemëruar me Pep: Borrell i ndalojnë vizitën zyrtare në Izrael, thonë zyrtarët

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, nuk i ndalohet hyrja në Izrael por ministria e jashtme e Izraelit nuk e ka ndërmend ta gostitë me një pritje zyrtare pas artikullit të tij të botuar në Project Syndicate javën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Izraeli nuk do të lejojë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Komisionit Europian, Josep Borrel, të kryej vizitë zyrtare në Izrael, si shenjë proteste për komentet e tij ku barazoheshin viktimat e terrorit palestinez me ata të vrarë nga Forcat Mbrojtës të Izraelit, ka raportuar gazeta The Jerusalem Post sipas burimeve të tyre në ministrinë e punëve të jashtme izraelite.

Komente ishin skandaloze i ka thënë një zyrtar izraelit gazetës izraelite The Jerusalem Post, duke e konfirmuar raportin e radion ushtarake izraelite të mërkurën.

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, nuk i ndalohet hyrja në Izrael por ministria e jashtme e Izraelit nuk e ka ndërmend ta gostitë me një pritje zyrtare pas artikullit të tij të botuar në Project Syndicate javën e kaluar.

Izraeli dhe Bashkimi Europian kanë marrëdhënie të ngushta tregtare ku shteti hebraik shpesh ka qasje në programe të BE’së dhe projekte hulumtimi sikur shteteve anëtare.

Ekzekutivi i BE’së në Bruksel, ka një marrëdhënie të gjatë tensioni me Izraelin për shkak të dallimeve në politika sa i përket konfliktit izraelit-palestinez./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë