Loading…

Biden bën thirrje për ‘shërim kombëtar’ derisa përkujton 400 mijë viktimat nga koronavirusi

  • 20/01/2021 | 11:05

Biden bën thirrje për ‘shërim kombëtar’ derisa përkujton 400 mijë viktimat nga koronavirusi

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden bëri thirrje për shërim kombëtar, derisa po vizitonte Memorialin e viktimave nga koronavirusi, që ka goditur rëndë vendin, transmeton Gazeta Metro.


“Për të shëruar, duhet të kujtojmë. Dhe është e vështirë ndonjëherë të kujtohet, por kështu shërohemi ”, tha Biden. “Është e rëndësishme të shërohemi si komb.’’

Mesditën e së mërkurës Biden do betohet si presidenti i 46’të i SHBA’ve, me Kamala Harris si zv/presidente.

“Midis perëndimit të diellit dhe muzgut, le të shkëlqejnë dritat në errësirë ​​përgjatë këtij pellgu të shenjtë reflektimi dhe të kujtojmë të gjithë ata që kemi humbur,” tha Biden.

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka kaluar mbi 400 mijë, duke shënuar edhe një moment tjetër të zymtë në luftën me pandeminë.

Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 24 milion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë