Loading…

Biden dikur kishte këtë problem të madh shëndetësor

  • 25/01/2021 | 14:08

Biden dikur kishte këtë problem të madh shëndetësor

Një vit më parë, kush do të mendonte se 78-vjeçari Joe Biden do të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?


Ai ishte renditur  i katërti në garën në shtetin e Iowa-s dhe i pesti në New Hampshire. Biden u cilësua si  centrist, i moshuar, i cili para një turme tha gjëra të çuditshme: “Unë mund t’ju them se kam njohur tetë presidentë, tre prej tyre nga afër”.

Ai ka kandiduar 2 herë për president dhe nuk ka fituar. Gjithashtu Biden ka shërbyer në  dy mandate si nënkryetar i Barack Obama.

Gruaja dhe vajza e tij vdiqën në një aksident automobilistik në 1972, vetëm disa javë para se ai të betohej si një senator amerikan.

Shumë kohë më vonë, ai humbi një nga djemtë e tij: Beau Biden, i cili ishte rritur me qëllimin për t’u bërë prokurori i përgjithshëm i Delaware. Ai fitoi një medalje për shërbimin e tij në Irak, por  nuk arriti të mbijetonte nga kanceri  dhe vdiq në 2015.

Në vitin 2012, Joe Biden,  i cili gjithë jetën ka vuajtur nga një çrregullim në të folur, gjeti forcën dhe fjalët  për të ngushëlluar familjet ushtarake që kishin humbur dikë të shtrenjtë.

“Vetëm kur mendoni se më në fund do t’ia dilni, në atë moment  e shihni vetën duke ecur në rrugë dhe ndërsa duke ecur shihni një lule, aty është momenti kur ju kujtohet çdo gjë,” tha ai. ” Ose ka momente të tjera kur qëndroni në errësirën e natës dhe mendoni se nuk do t’ia dilni.”

Për shumë amerikanë të tronditur nga humbja dhe izolimi gjatë këtij viti pandemie, Joe Biden mund të jetë dukur për shumë  një politikan që hedh veten poshtë për të ndihmuar të tjerët.

Presidenti më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë do të përballet me sfida të reja dhe konfuze: koronavirusin, ekonominë e shkatërruar dhe përçarjet e vendit.

Amerikanët që e zgjodhën atë mund të kenë një vlerësim të ri për sa i përket përvojave dhe mënyrës  se si humbjet  personale mund t’a bëjnë më të fortë zemrën e njeriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë