Loading…

Biden humbi durimin me Zelensky për një çast: Të jesh më mirënjohës për ndihmën

  • 31/10/2022 | 22:45

Biden humbi durimin me Zelensky për një çast: Të jesh më mirënjohës për ndihmën

Është bërë rutinë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Presidenti Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy flasin me telefon sa herë që SHBA shpall një paketë të re ndihme ushtarake për Kievin.


Por një telefonatë mes dy liderëve në qershor ka qenë ndryshe nga ato të mëparshme, sipas katër personave të njohur me këtë telefonatë, Biden mezi kishte mbaruar duke i thënë Zelenskyy-t se sapo kishte dhënë dritën jeshile të 1 miliard dollarëve të tjerë në ndihmë ushtarake amerikane për Ukrainën, kur Zelenskyy filloi të listonte të gjithë ndihmën shtesë që i nevojitej dhe nuk po merrte.

Biden e humbi durimin, thanë njerëzit që kishin dijeni për thirrjen telefonike, raporton NBC.

“Populli amerikan po tregohej mjaft bujar dhe administrata dhe ushtria amerikane po punonin shumë për të ndihmuar Ukrainën” tha ai, duke ngritur zërin dhe duke kërkuar nga Zelenskyy të tregonte pak më shumë mirënjohje.

Zyrtarët e administratës thanë se marrëdhënia e Biden dhe Zelenskyy janë përmirësuar vetëm që nga telefonata e qershorit, pas së cilës Zelenskyy bëri një deklaratë duke lavdëruar SHBA-në për ndihmën e saj bujare.

Por përplasja pasqyron vetëdijen e hershme të Biden se mbështetja e Kongresit dhe ajo publike për dërgimin e miliarda dollarëve në Ukrainë mund të fillojë të zbehet. Ky moment ka ardhur pikërisht në momentin që presidenti përgatitet t’i kërkojë Kongresit të japë dritë jeshile edhe më shumë për të ndihmuar Ukrainën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë