Loading…

Biden mbështetë policinë amerikane tani nga frika humbjes në zgjedhje, dhe nga kthimi i Trump

  • 23/06/2021 | 17:51

Biden mbështetë policinë amerikane tani nga frika humbjes në zgjedhje, dhe nga kthimi i Trump

Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, dhe gjithë partia e tij e demokratëve rregullisht janë kritikuar për polarizimin e shoqërisë dhe skenës politike duke keqpërdorë incidentin e vrasjes së Georg Floyd për qëllime të fushatës zgjedhore duke zhvlerësuar vlerën e policisë me akuza për racizëm sistematik. Kufizimet e caktuara nga autoritetet lokale tԥ demokratëve dhe trysnia publike për çfinancim të policisë u përshkallëzua në shpërbërje të saj. Tani janë pishman dhe kanë ngritur alarmin se kjo fushatë duhet përfunduar, transmeton Gazeta Metro.


Shtimi i vrasjeve në qytetet e mëdha amerikane – shumica të udhëhequr nga demokratët – për 30 % nga mesatarja e vitit të kaluar dh rritje prej 24 % nga fillimi i këtij viti që është një indikacion edhe për një verë të dhunshme kishte raportuar media prestigjioze amerikane The New York Times.

Tani edhe në publik demokratët po tërheqin vërejtjen për shtimin e krimit dhe se thirrjet e mëhershme dhe të tanishme nga socialistët e marksistët e zhurmshëm e autoritarë brenda partisë demokratike – paraqesin rrezikun kryesor në gjasat e tyre elektorale në 2022’n.

Dinamika e rritjes së krimit në metropolet amerikane po vërehet dhe raportohet edhe nga rrjetet e mëdha kombëtare amerikane si CNN që janë hapur pro administratës Biden dhe demokratëve. Vëllai i guvernatorit të New York Andrew Cuomo – nga partia demokrate e me shumë skandale –  ka emision në CNN, Chris Cuomo.

Krahu konservator amerikan këto paralajmërime dhe akuza për keqpërdorim nuk i kanë ndalur që nga fillimi. Kritikat për anim nga mediat e mëdha si The New York Times më as nuk kryenin punë pasi s’kishte mbetur asnjë media e madhe prestigjioze amerikan si NYT dhe ajo The Washington Post që nuk bënin tifo hapur kundër republikanëve dhe konservatorëve. Donald Trump duhej përzënë nga Shtëpia e Bardhë me çdo kusht, objektiviteti lëreni anash. Shpërfillni trazirat dhe plaçkitjet në SHBA dhe quani protesta për më shumë se një vit. Mos e ndërlidhni asnjë herë ndikimin e tyre në përhapjen e Covid-19 nga ato ‘protesta’. Fajësoni të gjithë republikanët për racizëm nëse guxojnë të thonë se vdekja e George Floyd ishte kryer nga një polic dhe nuk duhej fajësuar e shpërbërë i gjithë institucioni. Përzini nga puna këdo brenda medias suaj që habitet e del binarësh e ka mëdyshje. Fshihni sukseset e shteteve dhe qyteteve ku qeverisin republikanët gjatë pandemisë si në Florida dhe Teksas. Minoritet etnike që zgjodhën të votonin republikanët në zgjedhjet e nëntorit të 2020’s i shpallën ‘tradhtarët e identitetit të tyre racor’, akuzë kjo nga partia që pretendon se lufton për të drejtat civile. Gjithë kohën duke e shfrytëzuar si gogol ish presidentin amerikan Donald Trump.

Tani si do t’ia bëjnë ta kthejnë vëmendjen që kjo punë duhet kryer dhe rregulli duhet të vendoset në metropolet amerikane ku banorët e pasur po arratisen me të madhe, pasi të varfrit nuk kanë mundësi.

Tani demokratët thonë se nuk është rastësi që Eric Adams, demokrati në garë kryetar të New York po garon kundër ç’financimit të policisë. 1 miliardë dollarë më pak buxhet ju ndanë policisë së metropolit botëror këtë vit dhe krimi është endemik tash. Adams që është pensionuar nga posti i kapitenit të policisë pas një karriere 22 vjeçare në New York udhëheq në garë deri tani në sondazhe.

Presidenti Biden të mërkurën do të shpalos planin e tij të luftimit të krimit këtë të mërkurë. Si do t’ia bëjnë për të bindur anëtarësinë: Përsëri gogoli Donald Trump do të shfrytëzohet nga fushata demokrate për të penguar një valë të re krimi këtë verë.

Opinionisti i preferuar i presidentit Biden për kolumnet e tij Tom Friedman nga NYT ka shkruar sot nën titullin kryesor “Dëshironi që Donald Trump të rizgjidhet? Shpërbëni policinë atëherë”.

“Sa i përket policisë, kjo çështje ka mundësi të fundos demokratët. Për shembull një hapësirë e madhe e qytetit nga vij unë, Minneapolis, është shndërruar në qytet shpirtrash distopian, i dërrmuar nga dhuna me armë zjarri pas vrasjes së George Floyd” shkruan Friedman. Askund nuk e përmend që nga presioni i demokrat qyteti thjesht ‘anuloi policinë’ dhe ja dorëzoi anarkistëve marksistë ‘Black Lives Matter’ dhe ‘Antifa’.

Tjetra media prestigjioze The Washington Post në ballinë të opinioneve të mërkurën ka “Qytetet nuk dinë si t’ia bëjnë pas shtimit të vrasjeve” .

Aspak më mirë nuk janë as metropolet në bregun tjetër të SHBA’së, e as ata në mes. Një të përbashkët e kanë të gjithë, qeverisen nga demokratët. Los Angeles është pushtuar nga të pastrehët pasi nuk i lejohet policisë nga autoritetet e qytetit t’i largojnë nga vendet publike e as private. San Francisko njejtë shto edhe njoftimin publik që policia më nuk do të dënoj ata që vjedhin pronën me vlerë më pak se 900 dollarë. Portland që ishte dikur qyteti më progresiv tani ka bërë progres drejt e në anarki, me gjithë pendimin e autoriteteve demokrate. E gjithë njësia policore kundër trazirave dha dorëheqje pas keqtrajtimit.

Shto krizën në kufirin jugor të SHBA’së me imigrantë ilegal që aq keq është menaxhuar nga administrata Biden sa kritikohet nga vet shtetet prej nga emigrojnë.

Analistët e moderuar nuk shohin në SHBA se do të ketë ndryshim pushteti në asnjë prej këtyre qyteteve, përsëri do të votojnë për demokratët që i dërrmuan. Vlerësojnë se shoqëria amerikane është aq e polarizuar dhe fortifikuar në taborët e tyre. Nuk i shohin as mediat sociale si ndihmë që kanë zgjedhur të jenë në taborin e demokratëve zgjedhjet e fundit pas të sharave se e ndihmuan që ‘përbindëshi’ të zgjidhej në 2016’n. Mediat sociale po ndihmojnë që trafiku të ’rrjedhë tek mediat e besueshme’ të caktuara nga to vet si të tilla dhe po i mbajnë në ‘flluskat e tyre’ siç i quajnë secilën palë. Pandemia ishte dëshmi e rëndë për mediat sociale që censuruan këdo që përmendte në postimet e tyre hipotezën se koronavirusi i ri kishte origjinën në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan, jo pasi që Biden tha se po e hetojnë këtë mundësi.

Përdorimi i Donald Trump si gogol përsëri ju duket i paarsyeshëm këtyre të moderuarve pasi ai më pak prezencë nuk ka pasur asnjëherë. As në mediat sociale që i përdori me mjeshtëri më nuk i lejohet të shkruaj dhe as në mediat e mëdha që nuk i japin aq qasje pas trazirave të 6 janarit në Washington D.C. Madje Trump tani është prapa edhe Ron DeSantis, guvernatorit të shtetit të Florida si më i preferuari i republikanëve.

Gjithsesi, demokratët pritet të humbin si Kongresin edhe Senatin më 2022’n, siç i kishin humbur menjëherë pas fitores së Barack Obama. E para tyre gati çdo parti kishte humbur zgjedhjet pasi kishin fituar presidencën. Kjo përveç nëse ja dalin të ndryshojnë ligjin për zgjedhje që e kanë nisur, përsëri nën parullën e mbrojtjes të të drejtave civile të minoriteteve, me akuzën e rëndë të racizmit të gatshme për ta përdorë. Llogaria nuk ka fort gjasa të ju dalë pasi akuza për racizëm nuk mund të ecën njëkohësisht me mbajtjen e policisë që ‘ishte arma kryesore e racizmit sistematik’ sipas tyre deri tani. Pikërisht tani i kthehen metodës së vjetër e të provuar mbulo dështimet duke u çirrur se ‘përbindëshi’ Trump mund të kthehet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë