Loading…

Biden nuk beson se Trump do shpallet fajtor në hetimin ndaj tij

  • 26/01/2021 | 10:52

Biden nuk beson se Trump do shpallet fajtor në hetimin ndaj tij

Presidenti i SHBA Joe Biden, tha të hënën se nuk beson se do të ketë vota të mjaftueshme për të dënuar ish-Presidentin Donald Trump në gjyqin e tij të fajësimit, transmeton Gazeta Metro.


Biden tha se nuk mendon se 17 senatorë republikanë do të votojnë për të dënuar Trump, numri i nevojshëm nëse të gjithë 50 demokratët votojnë për një dënim, sipas CNN, i cili tha se zhvilloi një intervistë të shkurtër me Biden.

Trump tani është duke u hetuar pas sulmit që ndodhi në Kongres, pasi u akuzua që kishte nxitur dhunë tek përkrahësit e tij, të cilët u futën brenda ndërtesës dhe shkaktuan kaos.

Një grua mbeti e vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur, gjatë këtyre trazirave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë