Loading…

Biden po humb edhe mediat miqësore amerikane: Ndoshta ju keni zgjedhur profesion të gabuar vlerësuan të revoltuar gazetarët

  • 17/06/2021 | 14:53

Biden po humb edhe mediat miqësore amerikane: Ndoshta ju keni zgjedhur profesion të gabuar vlerësuan të revoltuar gazetarët

Kritika të ashpra për servilizmin e mediave tradicionale amerikane ndaj demokratëve dhe Biden posaçërisht në kohën e pushtetit të ish presidentit Donald Trump nuk janë ndalur dhe vazhdimisht janë shtuar, por tani presidenti amerikan Joe Biden po humb miqësinë me ashpërsinë e tij dhe qasjen e administratës së tij ndaj mediave si shërbëtore të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Një gazetare e krahut të majtë në SHBA, Olivia Nuzzi nga New York Magazine ka goditur Presidentin Amerikan Joe Biden të mërkurën për shpërthimin e tij ndaj reporterit më herët gjatë ditës ndaj gazetarit të CNN, duke sugjeruar se ndoshta ishte Biden ai që ishte në biznesin e gabuar nëse nuk mmundet që të përgjigjet pyetjeve bazike nga mediat.

“Nëse jeni personi më i fuqishëm në botë dhe nuk mund të ballafaqoheni me pyetjet e mediave pa e humbur durimin, ndoshta jeni në biznesin e gabuar” ka shkruar gazetarja Olivia Nuzzi e New York Magazine në Twitter. “Çfarë shembulli po jepni shteteve tjera kur presidenti i Shteteve të Bashkuara fyen anëtarin e mediave të lira para publikut ndërkombëtar për shtrimin e një pyetje të drejtë dhe në mirëbesim?” shtoi ajo.

Nuzzi po i referohej shpërthimit të Biden pas pyetjes së reporteres së CNN Kaitlan Collins pas takimit të tij me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

“Përse keni kaq vetëbesim se ai do të ndryshoj sjelljen e tij, zoti president?” kishte pyetur Collins.

“Nuk kam vetëbesim se ai do të ndryshoj sjelljen e tij” shpërtheu Biden. “Ku dreqin – çfarë bëni ju gjithë ditën? Kur e kam thënë se kam vetëbesim? Unë kam thënë…atë që kam thënë ishte, të jemi të saktë tani, unë thash se ajo që do të ndryshoj sjelljen e tyre është reagimi i përbashkët i botës dhe zhvlerëson reputacionin e tyre në botë. Unë nuk kam vetëbesim për asgjë. Vetëm po tregoj faktet.”

Collins nuk hoqi dorë e vazhdoi para me pyetjen “Por duke parë se sjellja e tij më parë nuk kishte ndryshuar në konferencë për media pasi u ul me ju për disa orë, ai mohoi çfarëdo pjesëmarrje në sulme kibernetike. Ai shpërfilli shkeljet e të drejtave të njeriut, madje refuzoi të thotë edhe emrin e Alexey Navalny. Si llogaritet kjo tash si një takim konstruktiv, siç e quajti Presidenti Putin?”

“Nëse nuk e kuptoni këtë, atëherë jeni në biznesin e gabuar” i ktheu me ofendim Biden. Më vonë brenda Air Force 1 Biden lëshoi një fjali gjoja pendese.

“Nuk duhej të isha aq arrogant me përgjigjen e fundit që dhashë”.

Po si duket nuk i mjaftoi Biden dhe përsëri sulmoi mediat pasi u ballafaqua me mediat duke thënë: “Shikoni, për të qenë reporter i mirë, duhet të jeni negativ. Duhet të keni këndvështrim negativ për jetën, më duket mua, mënyra si të gjithë ju…kurrë s’pyesni pyetje pozitive” shtoi Biden.

Korrespodenti i CNN Jeff Zeleny më vonë u ankua gjatë programit të drejtpërdrejtë se  “nuki e ka parë” Biden të “përgjigjet pyetjeve” si ajo e Collins “pa ndërhyrë stafi i tij duke u i bërtitur drejt tij që të ndalet.”

“Kurrë nuk kam parë president – dhe i kam përcjellë katër të fundit – që është aq i mbrojtur nga stafi i tij duke e ndaluar shpesh që të mos përgjigjet disa pyetjeve” tha Zeleny.

Mediat amerikane janë të polarizuara ashtu si shoqëria dhe kjo është shtuar në vitin e pandemisë që ishte edhe vit zgjedhor në SHBA, por polarizimi dhe zbehja e objektivitetit ishte vërejtur keqas nga disa media me rastin e shumë hetimeve të ish presidentit Trump, ku disa prej tyre pretendonin hapur se kishin dëshmi se ish presidenti amerikan ishte agjent rus.

Kur nisi kriza e imigrantëve ilegal në kufirin jugor të SHBA’së reagimi i Trump me efektivitet e quajtën racist pasi ndaloi imigrimin dhe vuri rend e quajtën nazist se po mbante fëmijët në kampe përqendrimi, deri aty shkuan. Sot nuk flasin mediat miqësore demokrate për çka po ndodh në jug, refuzojnë ta quajnë krizë madje, derisa të njëjtat kampe janë përplot fëmijë të grabitur nga mafiozë që i trafikojnë. Askush nuk i përmend ato kampe, që në fakt i kishte ndërtuar dhe miratuar ish shefi i Biden, Barack Obama.

Qëndrimi i disa mediave për gjykatësit e propozuar nga Trump për caktimin në gjykatën supreme ishte i turpshëm. Raportimi i trazirave të organizatës Black Lives Matter si ‘paqësore’ për më shumë se një vit derisa qytetet amerikane po digjeshin e po plaçkiteshin bizneset e njerëzve që s’kishin të bënin me çështje që ata ankoheshin. Nëse reagonte policia apo agjenci federale quhej diktaturë e Trump në ato raste. Sapo u kryen zgjedhjet e këta ekstremistë marksistë mbetën të pakënaqur pasi Joe Biden natyrisht nuk është mjaftueshëm majtist, e vazhduan me të veten e sulmuan demokratët këtë herë, këtu mediat reaguan e thanë se lëvizjet paqësore janë kidnapuar nga ekstremistë.

Fshehja e injorimi i raportimit për të birin e tij Hunter Biden ishte tërësisht i paarsyeshëm por ishte pak para zgjedhjeve dhe mediat sociale dhe ato tradicional gjetën arysyeetime dhe e hoqën nga ballinat një tregim me pasoja të rënda për asokohe kandidatin për president.

Tash së fundi doli edhe çështja e qasjes ndaj teorisë së rrjedhjes së koronavirusit nga laboratori biologjik në Wuhan që ishte shpërfillur dhe hedhur poshtë si teori konspirative nga mediat, pasi këtë po e pretendonte administrata Trump të cilin përsëri e quanin racist pasi thoshte se ‘virusi erdhi nga Kina’. Tani vonë e pranuan hapur disa prej mediave se kishin gabuar rëndë.

Mediat janë ankuar edhe më parë se zyra për media e Shtëpisë së Bardhë dhe zëdhënësja Jen Psaki kushtëzon mediat me procedura dhe refuzon të pranoj pyetje nga media jo edhe miqësore, posaçërisht gjatë pandemisë kur kishte kufizime në qasje për shkak të krizës shëndetësore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë