Pentagoni ka përshpejtuar dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë duke u dërguar modele më të vjetra që do modernizohen, duke e përshpejtuar arritjen e tyre në front nga dy vite në disa muaj, transmeton Gazeta Metro.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin zotuar që të dërgojnë 31 tanke moderne amerikane M1 Abrams në Ukrainës, duke ndryshuar kështu qëndrimin e ngurrimit disa mujor të furnizimit me automjete të rënda për shkak të vështirësive të operimit dhe mirëmbajtjes.
Por tankeve të reja do të duhej të prodhoheshin një vit dhe më shumë ndoshta për t’u prodhuar dhe dërguar.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë vendosur që të dërgojnë versione më të vjetra nga magazinat e Ushtrisë Amerikane, të rinovuara e që do të arrijnë në Ukrainë brenda muajsh.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Kirby ka konfirmuar të martën se Pentagoni po provon të gjejë mënyra që t’i dërgojë më shpejt tanket Ukrainës ka raportuar MSNBC.
Kirby ka thënë se tanket Abrams janë të sofistikuara dhe u duhet 16 javë ushtrime bazike ushtarëve amerikanë, duke theksuar poashtu edhe çështjet e zinxhirit të furnizimit për pjesët rezervë dhe mirëmbajtjen e tyre./gazetametro.net