Loading…

Biden premton se do shëroj ‘plagët’ e SHBA’ve, dhe do heq përçarjen racore në vend

  • 03/06/2020 | 09:21

Biden premton se do shëroj ‘plagët’ e SHBA’ve, dhe do heq përçarjen racore në vend

Kandidati për President të SHBA’ve, Joe Biden është zotuar se do përpiqet të shërojë përçarjen racore në SHBA, dhe dënoi sjelljen e Trump për prtoestat anti-racizëm dhe sjelljen e ashpër të policisë, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur në Filadelfia – një qytet i tronditur nga demonstratat ndonjëherë të dhunshme ditët e fundit – ish-nënkryetari u përpoq të nxirrte një kontrast të gjallë mes vetes dhe Trump, me të ciin pritet të përballet në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Vendi po bërtet për udhëheqje, udhëheqje që mund të na bashkojë,” tha Biden në fjalimin e tij të parë të madh brenda disa javësh.

Biden, i cili shërbeu tetë vjet si nënkryetar nën Barack Obama, presidenti i parë i zi i SH.B.A.-së, e vendosi veten si kandidat i cili e kupton më mirë dhimbjen dhe pikëllimin e gjatë në këto komunitete të vendit.

Biden tha se vrasja e George Floyd, njeriu afrikano-amerikan që vdiq në duart e policisë së Minneapolis javën e kaluar, ishte një “thirrje zgjimi” për kombin që duhet ta detyrojë atë të adresojë njollën e racizmit sistemik.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë moment duke menduar se mund të kthehemi përsëri dhe të mos bëjmë asgjë,” tha Biden.
“Ne nuk mundemi”

Biden ishte veçanërisht kritik ndaj vizitës së Trump në një kishë historike përtej Shtëpisë së Bardhë. Vizita në kishë u parapri nga autoritetet e zbatimit të ligjit duke shpërndarë një turmë afër kishës me bombola tymi dhe granata.

Të paktën pesë policë amerikanë u qëlluan dhe u plagosën gjatë protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, thanë policia dhe media./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë