Loading…

Biden priti shefin e Mossad së bashku me shefin e CIA’s në takimin e ‘papritur’, diskutuan një orë për Iranin

  • 03/05/2021 | 18:49

Biden priti shefin e Mossad së bashku me shefin e CIA’s në takimin e ‘papritur’, diskutuan një orë për Iranin

Izraeli më në fund ja doli të dalë para ‘gjyqit’ dhe atë para gjykatësit më të lartë, Biden. Drejtori i Mossad Yossi Cohen u prit në takim nga Presidenti i SHBA’së Joe Biden dhe diskutuan për një orë për Iranin. Prezent në takim ishte edhe shefi i CIA’s, William Burns, transmeton Gazeta Metro.


Takimi i shumëpritur ka ndodhur këtë fundjavë raporton gazeta izraelite The Jerusalem Post. Televizioni izraelit Channel 12 së pari kishte raportuar të shtunën e javës së kaluar se kishte një komunikim mes tyre të premten gjatë takimeve të tjera që Cohen kishte në SHBA por Departamenti i Shtetit Amerikan kishte mohuar të komentoj rreth takimi apo të konfirmoj nëse kishte së pari.

Pastaj një zëdhënës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA’së kishte thënë se Biden ishte dukur pa planifikim gjatë një takimi tjetër të Cohen për t’i shprehur ngushëllime për tragjedinë në Malin Meron.

Ky përshkrim i ngjarjes dukej si përpjekje të ulet rëndësia e takimit si një moment kurtuazie para se të nisin punët e ditës.

Me gjithë këto karakterizime dhe përpjekjeve të disa zyrtarëve të Biden për t’i ulur peshën e takimit, The Jerusalem Post ka raportuar se realisht një takim ka ndodhur dhe ka zgjatur një orë. Kjo nuk është një takim i zakonshëm kurtuazie për një president amerikan.

Drejtori i CIA’s William Burns po ashtu ishte prezent në takimin mes Biden dhe Cohen dhe kanë diskutuar për çështjen e Irani në hollësi.

Cohen ka takuar po ashtu Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Gjithë këto takime të Cohen nuk do të thonë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshojnë politikën e tanishme të Iranit.

Izraeli nuk pajtohet me qasjen e administratës Biden rreth Iranit dhe negociatave që po vazhdojnë në Vjenë rreth kthimit në respektimin e marrëveshjes bërthamore të 2015’s me Iranin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë