Loading…

Biden ‘qortoi’ Arabinë Saudite: Injoroi Princin Mohammed, Mbretin Salman e siguroi për marrëdhënien historike mes tyre

  • 26/02/2021 | 10:12

Biden ‘qortoi’ Arabinë Saudite: Injoroi Princin Mohammed, Mbretin Salman e siguroi për marrëdhënien historike mes tyre

Presidenti i SHBA’së, Joseph Biden, e kreu thirrjen e shumëpritur me Mbretin Salman të Arabisë Saudite para publikimit të raportit të CIA ku pritet të implikohet Princi i Kurorës Mohammed bin Salman – de facto sunduesi i Arabisë Saudite – për vrasjen e gazetarit arab Jamal Khashoggi, transmeton Gazeta Metro.


Në një muaj, Biden ndali mbështetjen për përpjekjet Saudite në luftën në Jemen, ngriu një ujdi të madhe të shitjes së armëve dhe ka shpërfillur Princin e kurorës Mohammed bin  Salman duke refuzuar të flasë me të drejtpërdrejtë.

Hapi më dramatik pritet të premten me publikimin e raportit Khashoggi të CIA, ku pretendohet sipas Reuters se Princi Mohammed ka miratuar vrasjen e tij, por edhe pretendohet se me gjasë ai edhe ka urdhëruar atë.

Kongresi Amerikan kishte kërkuar që raporti të publikohet por ishte bllokuar nga ish Presidenti Trump. Nga administrata Biden priten sanksione ndaj Sauditëve të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Khashoggi, megjithëse Princi Mohammed ka pak gjasa të shënjestrohet drejtpërdrejtë.

Politika e jashtme e Biden deri tani kishte më shumë shqyrtime strategjike se sa hapa më të vendosur. Por sa i përket Arabisë Saudite – pasi kishte premtuar gjatë fushatës t’i “trajtoj si të padëshiruar siç edhe janë” – Biden në dukje është më i vendosur.

Vizitën e parë jashtë shtetit e Ish Presidenti Amerikan Donald Trump ishte në Riad. Administrata e tij e shihte mbretërinë si partner kyç në kundërvënien e Iranit dhe si treg i madh i shitjes së armatimit.

Ata ishin mburojë për Princin Mohammed, që kishte kontakte të afërta me Këshilltarin e Presidentit për Lindjen e Mesme Jared Kushner, rreth vrasjes së Khashoggi.

David Rundell, ish kreu i misionit të SHBA’së në Riad i sheh hapat e parë të Biden si “mjaft dramatike”. “Të jem i sinqertë, unë e shoh si goxha të rrezikshme.”

Rundell theksoi peshën e marrëdhënies në bashkëpunimin me SHBA kundër Iranit dhe kundër terrorizmit, Arabia Saudite mbështetë stabilitetin në tregun e naftës dhe në rajon përmes ndihmës që i ofron qeverive të tjera arabe. Mbretëria ka luajtur rol pra[pa skenën në inkurajimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe botës arabe.

Rundell tha se mbretëria i bën këto kryesisht për interesin e tyre. Por ata janë të gatshëm edhe të ndërrojnë anë po ashtu.

“Cili do të ishte indikacioni që do të më shtynte se janë ngopur? Një shtim i konsiderueshëm i marrëdhënieve me Rusinë ose Kinën” paralajmëroi Rundell për Axios.

Presidenti Biden dukej se kishte provuar të siguronte Mbretin Salman në bisedën e të enjtes. Sipas komunikatës së Shtëpisë së Bardhë, Biden ka theksuar “natyrën historike” të marrëdhënies së SHBA’së dhe Arabisë Saudite, kishte mirëpritur lirimin e aktivistëve saudit dhe është zotuar të ndihmojë Arabinë Saudite të mbrojë vetveten./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë