Loading…

Biden rikthen politikën e Trump për imigrantët ilegalë në kufi me Meksikë

  • 02/12/2021 | 17:10

Biden rikthen politikën e Trump për imigrantët ilegalë në kufi me Meksikë

Programi i administratës Trump për imigrantët ilegal, azil kërkuesit që u vlerësua kontrovers pasi i detyronte të presin azilkërkuesit të presin në Meksikë deri në seancat e shqyrtimit të kërkesave të tyre si duket do të kthehet përsëri nga Administrata Biden sipas një zyrtari meksikan, transmeton Gazeta Metro.


Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin hapa të adresojnë shqetësimet humanitare me këtë program i ka thënë zyrtari meksikan agjencisë së lajmeve Reuters të enjten, përfshi ofrimin e vaksinave për imigrantët dhe caktimin e kategorive përjashtuese të njerëzve më në rrezik.

Presidenti Amerikan, Joe Biden, i kishte dhënë fund politikës Protokolli i Mbrojtjes së Imigrantëve pak pas inaugurimit të tij në janar. Por një gjykatës federal e kishte hedhur poshtë anulimin e Biden pasi që nuk ishte ndjekur procedura e rregullt dhe në gusht u urdhërua rivendosja e protokollit. Qeveria amerikane ka thënë se i duhej të presë për pajtimin e Meksikës para se kjo politikë të rivendosej.

Në të njëjtën kohë administrata Biden ende po provon aktivisht t’i japë fund këtij programi, duke lëshuar një memorandum tjetër anulimi me shpresën se do të zgjidhë çështjet ligjore të ngritura nga gjykata federale amerikane.

Ky protokoll ishte politikë kyçe e ish Presidentit Amerikan Donald Trump që kishte qëndrim të ashpër ndaj imigrantëve dhe kishte ndaluar hyrjen dhjetëra mijëra në kufirin jugor amerikan. Arsyetimi i administratës Trump ishte bazuar në gjendjen e sigurisë dhe arsyetimin se imigrantët të Amerikës Jugore tejkalonin Meksikën që nuk është vend i pasigurt apo i pazhvilluar për të kërkuar azil në SHBA.

Tjetra çështje ishte keqpërdorimi i ligjit për azil kërkim në SHBA dhe procedurës së pritjes brenda territorit amerikan. Dhjetëra mijëra janë ‘zhdukur’ brenda territorit të SHBA’së për t’u mos paraqitur asnjëherë në gjykatë. Lidhjet me krimin e organizuar me imigrimin ilegal nga kufiri jugor amerikan kishin kontribuar në vendosjen e kësaj politike nga administrata e kaluar.

Këtë vit me hyrjen e administratës së re në Shtëpinë e Bardhë imigrimi ilegal shpërtheu në jug ku ja mësynë me mijëra që hynë dhe kjo ka dëmtuar administratën Biden. Presidenti Biden caktoi zëvendës presidenten Kamalla Harris që të merrej me këtë çështje që rezultoi si një dështim në opinionin publik dhe ka kontribuuar në rënien e popullaritetit dhe aprovimit të saj në publikun amerikan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë