Loading…

Biden rriti synimin në 1.5 milionë vaksinime në ditë pas kritikave se 1 milion ishin arritur nën Trump

  • 26/01/2021 | 19:55

Biden rriti synimin në 1.5 milionë vaksinime në ditë pas kritikave se 1 milion ishin arritur nën Trump

Pas kritikave se ky synim nuk është i mjaftueshëm dhe se kjo 1 milionë vaksinime kundër koronavirusit në ditë ishte arritur nën administratën e Trump ai ndryshoi mendje e tha se ka synim 500 mijë më shumë. Biden dhe administrata e tij janë kritikuar po ashtu pasi deklaruan se nuk kishin trashëguar asnjë plan për fushatë vaksinimi nga administrata e kaluar, që nuk ishte e saktë, transmeton Gazeta Metro.


Biden kishte njoftuar javën e kaluar se 1 milion vaksinime do të administroheshin çdo ditë në SHBA në 100 ditët e para të presidencës së tij.

Por shumë media e kanë theksuar se SHBA tani më ka arritur këtë synim gjatë administratës Trump. Bideen po ashtu ka vazhduar me politikat e paraardhësit duke vazhduar ndalesat e udhëtimit të tij, duke shtuar Afrikën e Jugut.

Herën e parë që Biden ju drejtua reporterëve formalisht gjatë presidencës të tij, ai tha të hënën se ai shpresonte se do të arrihej që të vaksinoheshin 1.5 milionë njerëz në ditë.

“Unë mendoj se me hirësinë e Zotit…ne do t’ja dalim të arrijmë tek 1.5 milionë në ditë” tha Biden.

Javën e kaluar në fund të mandatit të Trump, SHBA kisht arritur mesataren e administrimit të 980 mijë vaksinave në ditë.

Kur një reporter i agjencisë së lajmeve The Associated Press e pyeti Biden të enjten e javës së kaluar se përse nuk kanë synim për më shumë, ai reagoi rreptë: “Ju të gjithë keni thënë se nuk ishte e mundur. Lëreni e më kurseni tash”.

Por ky pretendim i presidentit Biden për mediat ishte vlerësuar si fals nga CNN. Sipas tyre meeediat kishin vlerësuar se nuk ishte i mjaftueshëm.

Kjo ishte krahu më miqësor i medias tradicionale amerikane, ato nga ana e djathtë ishin të ashpra ndaj Biden dhe sjelljes së tij me 22 janar ndaj gazetarit. Ata pretendojnë se ai dhe administrata e tij me qëllim po zhvlerësojnë arritjet e administratës së kaluar dhe se pretendimi se nuk kishte plan të administratës Trump ishte po aq i pasaktë tani sa ishte edhe gjatë fushatës.

Kritikët kanë ngritur edhe çështjen e qasjes së medias ndaj administratës Biden, kontrast i madh me atë ndaj administratës Trump ndaj të cilës ishin hapur armiqësore. Ankesa e tyre është se ata po i kthehen qasjes së mëhershme të tyre gjatë kohës së Obama, një qasje miqësore.

Ata e shohin situatën me synimin e 1 milion vaksinimeve ditore si shembull, pasi që u desh një kohë të kaloj që kjo të shtjellohej nga administrata dhe kjo kohë e kaluar dhe reagimi i butë është dëshmi ee standardeve të dyfishta të medias tradicionale amerikane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë