Kongresi amerikan votoi për të nisur akuzat për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, që u votua edhe me disa vota të republikanëve. Biden thuhet t’i ketë thënë përfaqësueses Nancy Pelosi që ai do të merret me detyrat e tij ndërsa çështjen e shkarkimit ja lë asaj para se të votohej e tani i ka kujtuar edhe publikisht senatorëve se kanë punë të tjera më ‘urgjente’, transmeton Gazeta Metro.
Biden shkroi në rrjetin social Twitter pas votimit të Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e akuzave ndaj Trump dhe se Senati tani ka në dorë këtë çështje dhe të tjera “urgjente”. Sipas raportit të gazetës amerikane The Washington Post, Biden thuhet t’i ketë thënë lideres demokrate në Kongres Nancy Pelosy se kjo është punë e saj.
Today, in a bipartisan vote, the House voted to impeach and hold President Trump accountable. Now, the process continues to the Senate—and I hope they’ll deal with their Constitutional responsibilities on impeachment while also working on the other urgent business of this nation.
— Joe Biden (@JoeBiden) January 14, 2021
6 janari tronditi SHBA’në po pak janë njerëzit që nuk e shohin këtë përpjekje të demokratëve më shumë si lojë politike sesa çështje serioze. Argumentet e tyre të shpalosur anë artikujt e shkarkimit nuk janë bindëse sipas ekspertëve ligjor, pasi siç kanë zgjedhur ta nisin akuzën për nxitje të rebelimit këtë nuk mund ta dëshmojnë. Trump gjatë fjalimit të tij në protestë saktësisht e kishte cekur se mospajtimet duhet të shfaqen në mënyrë paqësore me 6 janar.
Përpjekja e tyre u dëmtua edhe nga lëvizjet e vet Nancy Pelosi dhee demokratëve paraprakisht pasi ajo kishte këmbëngulur që zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence dhe kabineti i Trump, ta shkarkonte atë sipas amendamentit 25 të kushtetutës amerikane. Ky artikull thekson paaftësinë e presidentit për të udhëhequr në rast të mungesës së kapacitetit shëndetësor të presidentit për të udhëhequr.
Mike Pence, që lavdërohet nga të gjithë për sjelljen e tij dhe integritetin e tij në këtë krizë ku kishte refuzuar kërkesën e presidentit për të anuluar miratimin në Senat të votave elektorale me 6 janar, duke respektuar kushtetutën, i ishte përgjigjur kërkesës së Pelosi me të njëjtin arsyetim. Kërkesa e saj nuk është në përputhshmëri me kushtetutën po ashtu. Ai kishte përdorë me ironi fjalët e vet Pelosi për këtë çështje, gjithmonë me mirësjellje, duke ja bërë me dije se këto lojëra politike nuk do të kalojnë pa procedurë të rregullt.
Takimi i Pelosi me shefin e shtabit të forcave të armatosura Mark Milley, pak pas 6 janarit të cilit i kishte kërkuar që ushtria të injoronte presidentin Trump ishte në kufi të absurdes, pasi kjo është e barabartë me akuzën që ajo po i bën atij vet, rebelim. Gjenerali Milley i kishte bërë me dije se kjo nuk mund të bëhet.
Brenda republikanëve ka ndasi rreth kësaj çështje, pasi 9 përfaqësues republikanë votuan pro nisjes së akuzave për Trump. Përfaqësuesja republikane Liz Cheney po përballet me zemërimin e disa prej tyre për votën e saj për shkarkim. Kanë reaguar edhe brenda radhëve të republikanëve në mbrojtje të qëndrimit të përfaqësueses Cheney, që nuk ka ndryshuar mendje pas reagimeve.
Ajo ka pretenduar se ka bazë për shkarkimin e Presidentit Trump për shkak të minimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe cenimit të integritetit të legjislativit nga dega e ekzekutivit. Ka opinione se kjo do të duhej të ishte edhe akuza e shtruar ndaj Presidentit Trump për shkarkim, pasi ka më shumë argumente, gjithsesi më shumë se ajo për kryengritje. Kjo do të ju nxirrte telashe demokratëve pasi e njëjta akuzë mund t’i shtrohej atyre, për cenimin e integritetit të ekzekutivit.
Senati nuk mund të mblidhet para 19 janarit dhe kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nuk është miratuar nga Senatori republikan Mitch McConnell, kjo është një ditë para betimit të Joe Biden si president e pak gjasa që procsi të mund të kryhet ame aq nguti. Shkarkimi i një presidenti nga detyra kur më nuk është në detyrë nuk po shihet si e arsyeshme./gazetametro.net