Loading…

Biden thërret Zelenskiy në Washington, për ta qetësuar për Nord Stream 2 e Rusisë

  • 22/07/2021 | 13:50

Biden thërret Zelenskiy në Washington, për ta qetësuar për Nord Stream 2 e Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet muajin tjetër me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Uashington, për të diskutuar çështje të energjisë si dhe kërcënimin që paraqet Rusia ndaj sovranitetit të këtij vendi të Evropës Lindore. Lajmi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë. Takimi vjen ndërsa zyrtarët e administratës Biden publikuan një marrëveshje me Gjermaninë që synon pjesërisht të zbusë shqetësimet e Kievit mbi gazsjellësin Nord Stream 2, ndërtuar nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni rus i Arktikut në Gjermani.


Takimi i 30 gushtit do të jetë një mundësi për Presidentin Biden të deklarojë “mbështetjen e tij të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë” në rajonet Donbas dhe Krime, thuhej në një deklaratë të nisur me email të mërkurën nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Kievi dhe Moska janë përfshirë në mosmarrëveshje që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina, në vitin 2014 duke u siguruar mbështetje separatistëve, në një konflikt në rajonin lindor të Ukrainës, në Donbas, gjatë të cilit, siç thonë autoritetet në Ukrainë janë vrarë 14,000 njerëz.

Takimi vjen ndërsa zyrtarët e administratës Biden publikuan një marrëveshje me Gjermaninë që synon pjesërisht të zbusë shqetësimet e Kievit mbi gazsjellësin Nord Stream 2, ndërtuar nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni rus i Arktikut në Gjermani.

Ukraina frikësohet se Rusia do ta përdorur energjinë si një armë kundër këtij vendi dhe se do të humbasë të ardhurat nga tarifat si një pikë tranziti për transportin e gazit. Si pjesë e marrëveshjes Gjermania ka rënë dakord të ndërmarrë veprime të mundshme, të paspecifikuara ende, kundër Rusisë, nëse kjo e fundit ndërpret furnizimin me energji të Ukrainës.

Presidenti Biden dhe homologu i tij Zelenskiy zhvilluan bisedime në qershor përpara takimit të nivelit të lartë të presidentit amerikan me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë, takim që synonte të shtensiononte marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit për çështje që përfshijnë pavarësinë e Ukrainës.

Koordinimi diplomatik i nivelit më të ulët mes dy vendeve vazhdon prej disa javësh. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe Presidenti Zelenskiy do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi përpjekjet antikorrupsion të Ukrainës, një çështje që ka marrë një vëmendje prej kohësh, si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga vendet e tjera perëndimore.

Raportohet se SHBA u pajtua me Gjermaninë që të lejohet tubacioni i gazit nga Rusia, presion Ukrainës të heshtë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë