Loading…

Biden zgjodhi afrikano-amerikanen Kamala Harris si numrin 2 në garën kundër Trump

  • 11/08/2020 | 23:10

Biden zgjodhi afrikano-amerikanen Kamala Harris si numrin 2 në garën kundër Trump

Ajo hy në historinë amerikane si gruaja e parë afrikano-amerikane e zgjedhur si kandidate për zëvendës presidente në zgjedhjet e SHBA’ve. Biden pritej të caktonte një grua dhe kishte edhe kërkesa që ajo të vinte nga minoritetet amerikane. Senatorja Kamala Harris ishte kritike e ashpër e Biden në garën e brendshme të demokratëve gjatë debatit edhe pse fushata e saj në këto zgjedhje dështoi shpejt, transmeton Gazeta Metro.


Joe Biden i nominuari i demokratëve për t’u përballur me Trump në nëntor ka zgjedhur ish prokuroren nga Los Angeles tani senatore duke njoftuar përmes mesazheve mbështetësit e tij.

“Kam vendosur që Kamala Harris është personi i më i mirë të më ndihmoj të luftoj Donald Trump dhe Mike Pence e pastaj të udhëheqim këtë komb që nga janari i 2021’s” kishte shkruar në rrjetin social Twitter, Joe Biden.

Senatorja Harris është kritikuar për vendimet e saj sa ishte prokurore e përgjithshme në shtetin e Kalifornias për të cilën edhe u kritikua nga vet Biden dhe kundërshtarja tjetër në debat kongresistja nga Hawai, Tulsi Gabbard.

Derisa Harris e kishte kritikuar për aftësinë e kompromisit me ata që kërkonin ndarjen racore Biden i ishte përgjigjur duke e akuzuar se kishte mbajtur të burgosur jo të dhunshëm pas grilave si burim i lirë fuqisë punëtore për shtetin.

Biden ka njoftuar për Harris disa ditë para konventës kombëtare të partisë demokratike që nis me 17 gusht në Mliwaukee./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë