Loading…

Bideni paralajmëron bisedime mes shteteve të NATO-s dhe Rusisë

  • 09/12/2021 | 13:25

Bideni paralajmëron bisedime mes shteteve të NATO-s dhe Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, thotë se shpreson se do të njoftojë së shpejti për një takim mes vendit të tij, aleatëve kryesorë të NATO-s dhe Rusisë për bisedime rreth shqetësimeve të Moskës për zgjerimin e aleancës.


Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson të njoftojë për këtë takim deri më 10 dhjetor dhe se në të do të përfshiheshin të dërguarit e të paktën katër aleatëve të rëndësishëm të NATO-s dhe Rusia, shkruan Free Europe.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi se Moska do t’i dorëzojë propozimet e veta për dialog të sigurisë me Shtete e Bashkuara brenda pak ditëve.

Putini përsëri mohoi se Rusia është duke planifikuar që ta sulmojë Ukrainën, por tha se Moska nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s, duke i përfshirë fqinjët e saj.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan do të zhvillojë bisedë telefonike me udhëheqësit e vendeve të grupit B9, ku bëjnë pjesë shtetet e krahut lindor të NATO-s, për t’i informuar rreth bisedës me homologun rus dhe për t’i dëgjuar këndvështrimet e tyre rreth gjendjes së tanishme të sigurisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë