Loading…

Bie dukshëm prodhimi i energjisë

  • 03/02/2017 | 17:53

Bie dukshëm prodhimi i energjisë

KEDS ka njoftuar përmes një kumtese se po ballafaqohet me një rënie të furnizimit nga prodhuesi vendor, gjë që e ka rënduar situatën energjetike në vend, trasnemton Gazeta Metro.


“Momentalisht, nga prodhuesi vendor po furnizohemi vetëm nga dy blloqe, B2 dhe A4, të cilët së bashku arrijnë të prodhojnë rreth 360 MW në orë.

“Në kohën kur konsumi i energjisë elektrike variron nga 800 MW e deri në 1300 MW në orë gjatë pikut, furnizimi nga prodhuesi vendor nuk e përmbush as gjysmën e konsumit.

Për momentin KESCO është duke importuar rreth 400 MW në orë, si dhe është duke bërë të pamundurën të gjejë energji shtesë për orët e mbrëmjes kur ka rritje të ndjeshme të konsumit”

“Në të njëjtën kohë, jemi njoftuar nga KEK se blloku A3 pritet qe rreth orës 17:00 të hyjë në funksion. Kjo sadopak do ta lehtësonte furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në kohën kur konsumi arrin maksimumin”.

“Ritheksojmë se jemi duke bërë të pamundurën për të gjetur energji shtesë për shkak të imponimit nga mungesa e papritur që kanë shkaktuar rëniet e blloqeve dhe që të sigurojmë tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate”, thuhet në një kumtesë për media të KEDS-it./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë