Loading…

Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

  • 07/06/2021 | 14:40

Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 122 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet e përgjithshme.


Prej tyre, sipas SHSKUK’së, 36 janë të konfirmuar me COVID-19.

3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 91 janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 122 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të datës 7 qershor 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 122 pacientë.

Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 91 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë:

1 pacientë janë në gjendje të rënduar

15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

69 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë:

21 të konfirmuar pozitivë

22 me oksigjeno-terapi.

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë