Loading…

Bie infektimi, rritet vaksinimi – vetëm 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • 12/06/2021 | 23:32

Bie infektimi, rritet vaksinimi – vetëm 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm 17 raste të reja me COVID-19 nga 1,774 persona të testuar, shkruan Gazeta Metro.


Ky numër i ulët i rasteve që po vazhdon tash e disa javë po ndikon që numri i rasteve aktive në Kosovë të jetë shumë i ulët krahasuar me pjesën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri aktual i rasteve aktive me COVID-19 është 531.

Gjithashtu, një komponent tjetër me rëndësi që po ndikon në rënien e rasteve aktive është edhe numri i lartë i pacientëve që po shërohen brenda ditës.

Më 112 pacientë të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, nurmi i të shëruarve ka shkuar në 104,791, ndërsa gjatë këtyre 24 orëve ka vdekur një person i infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë, me gjithsej 3480 sosh.

Kosova aktualisht ka vaksinuar 96,369 qytetarë të saj. /gazetametro.net 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë