Loading…

Bie inflacioni, por jo edhe çmimet

  • 11/03/2023 | 21:39

Bie inflacioni, por jo edhe çmimet

Inflacioni shënoi rënie për 2 për qind këtë shkurt krahasuar me atë të vitit të kaluar, por, sipas ekonomistëve, nuk i lehtëson shumë shpenzimet e qytetarëve. Zbritja vërehet më shumë tek lëndët djegëse, karburantet e automjetet.


Ulje të çmimeve pritet të ketë edhe në muajt në vazhdim, megjithatë ato s’priten të kthehen siç ishin. E në këtë periudhë pati edhe rritje të çmimeve që më së shumti vërehen te perimet me 8.4 për qind dhe pemët me 3.2 për qind.

Sipas njohësit të ekonomisë, Enver Balaj, lirim të çmimeve do të kenë kryesisht produktet e importuara, kurse ato vendore do të shtrenjtohen.

Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar inflacioni në vend ishte 10.5%.

Inflacioni ende i lartë në Kosovë: 10.5% për muajin e kaluar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë