Loading…

Bie lindshmëria në Kosovë, vitin që shkoi u kryen mbi 23 mijë lindje

  • 28/02/2017 | 12:03

Bie lindshmëria në Kosovë, vitin që shkoi u kryen mbi 23 mijë lindje

Në QKUK dhe 7 Spitalet e përgjithshme u kryen 23 261 lindje gjatë vitit 2016.


Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në 7 spitalet e përgjithshme të Kosovës, nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKU) gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje, njofton zyra për medie QKUK – SHSKUK

Vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer 10047 lindje, që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin 2015. Nga numri total i lindjeve në QKUK 3381 kanë qenë me operacion, transmeton gazetametro.net.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 2171, në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit 1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje, në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje, në Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin e Vushtrrisë 205 lindje ( numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës).

Ndërsa nëse bëhet një krahasim me vitin 2015, ka një rënie pasi gjatë vitit 2015 pati më shumë se 28.000 lindje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë