Një automjet në të cilin po udhëtonin 4 persona ka rënë në një humnerë në aksin rrugor Tiranë – Qafë Priskë.
Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur pasoja në humbje jetësh, por mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital. Ndërkohë që 3 personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.
Burime nga policia, të cilat kanë nisur edhe hetimet rreth këtij aksidenti, bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. /TCH