Një punëtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës ka përfunduar poshtë një pusete në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Një qytetar që i ka dërguar fotot për gazetametro.net, ka bërë të ditur se viktima ishte nxjerrur nga puseta me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit, pasi poshtë pusetës kishte pësuar alivanosje. Sipas tij, rasti ka ndodhur javën e kaluar.
Raste si ky i Lagjes së Spitalit ku mungojnë kapakët e pusetave, janë të shumtë në Prishtinë. Kjo për shkak se ata vidhen nga hajdutë që bëjnë shitjen e tyre për skrap, por edhe nga mungesa e përgjegjësisë institucionale. /gazetametro.net