Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 618 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë apo 312 më pak nga dita e djeshme, çka shënon edhe një ulje të rasteve me këtë virus.
Po ashtu, MSh-ja bëri të ditur se në këtë periudhë kohore janë shëruar një mijë e 331 pacientë, ndërkohë një tjetër ka vdekur.
Aktualisht, raste aktive janë 7 mijë e 988.