Krijimi i punësimit shumë dinamik dhe niveli i papunësisë në nivelin më të ulët prej nëntë vitesh në tregun amerikan të punës duket se nuk është prekur aspak nga pasiguritë rreth zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Shifra me spektakolare e raportit të publikuar sot nga Ministria e Punës përkon me nivelin e papunësisë, që ka rënë me 0,3 pikë në raport me muajin tetor duke arritur në 4,6 për qind, një nivel i paprecedentë që prej gushtit 2007, para se të fillonte kriza financiare botërore, transmeton atsh.
Kjo rënie, që ka habitur krejtësisht analistët, pa dyshim që shihet me shumë zili në eurozonë ku niveli i papunësisë sapo kaloi nën 10 për qind.