Loading…

Bie tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore

  • 18/09/2019 | 17:24

Bie tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin paraprak, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore shënon rënie për 10.6 për qind. Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë me Pakicë, tremujori i dytë 2019”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.


Agjencia njofton se rritje prej 15.4 për qind ka pasur tregtia me pakicë e karburantit për automjete.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2019, rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 15.4 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 11 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 3.3 për qind dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 0.3 për qind. Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 19.1 për qind, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10.6 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 6.5 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 6.2 për qind”, përfundon raporti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë