Zjarri kaploi pjesën e mediave në tribunat e Estadi Nacional. Incidenti u xhirua gjatë një raporti të drejtpërdrejtë të Sky Sports, transmeton Gazeta Metro.
Podiumi për televizion në mes të dy ulëseve të skuadrave u pa të digjej para ndeshjes së të shtunës. Zjarri ra pikërisht kur reporteri i Sky Sports Rob Dorset po njoftonte për më të rejat para ndeshjes drejtëpërdrejtë.
Nuk ka të lënduar dhe zjarri nuk është përhapur përtej aty ku ra fillimisht por ka mëdyshje nëse ndeshja do të mund të zhvillohet ndeshja e vlefshme për kualifikime të kampionatit botëror mes Andorrës dhe Anglisë.
Futbollistët e Anglisë kishin stërvitur disa orë para se të binte zjarri në stadium me bar artificial, që u përfol se mund të ishte dëmtuar nga zjarri./gazetametro.net
BREAKING: A fire has broken out at the Estadi Nacional, where Andorra are set to play England in Saturday’s World Cup qualifier. pic.twitter.com/RTG64JhfUl
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 8, 2021