Loading…

Bien çmimet e naftës në krejt botën, në Kosovë asnjë cent – Qeveria ‘çele guri gojën’

  • 08/04/2026 | 21:15

Bien çmimet e naftës në krejt botën, në Kosovë asnjë cent – Qeveria ‘çele guri gojën’

Goditja e regjimit të Ajetollahëve në Kosovë rezultoi me ngritjen e çmimit të naftës në tregjet kosovare, duke prekur gati vlerën 2 euro, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pas marrëveshjes për armëpushimin dy javësh, çmimet s’pësuan as edhe një ulje, e Qeveria s’mori edhe edhe një masë.

Bizenset po kërkojnë marrëveshje më afatgjatë, këtë e konfirmoi edhe Fadil Berjani, Kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, tha ai.

Madje kur në botë nafta u lirua për 19 për qind, më 8 prill në Kosovë një litër kushtoi 1 cent më shtrenjtë se një ditë më parë. Ministria e Tregtisë vendosi që të kontrollojë pikat shitëse të derivateve për të identifikuar shkelësit, megjithatë asgjë prapë s’ka ndryshuar.

Mirëpo, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri këtë s’po e sheh si fort të duhur, duke fajësuar Qeverinë

“Na kanë humb kohë me kontrollim të marzhës edhe nuk dojnë me pru masa të reja siç është inicimi i blerjes së rezervave edhe transparenca që edhe na me e pa se kur është tu u marr çmimi i importit më i lartë e kur më i ulët”, tha ajo./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë