Loading…

‘Big Shaq’ i mërzitur pak nga stoli rezervë në Liverpool

  • 20/09/2019 | 15:16

‘Big Shaq’ i mërzitur pak nga stoli rezervë në Liverpool

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm të pranojë situatën e tij te Liverpool, transmeton Gazeta Metro


Por, ai pranoi se ndjehet ‘pesimist’ në përgjigje të mungesës së minutave të tij në këtë sezon. Këto fjalë ylli shqiptar i tha gjatë një interviste me mediumin e njohur zviceran Teleclub.

Edhe pse vlerësohet dhe të gjithë në klub e qytet e vlerësojnë si duket ai nuk po e pranon lehtë pozitën e rezervistit.

“Nuk është e lehtë për mua, sigurisht që jam pak pesimist”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

“Duhet të jesh në gjendje ta trajtosh atë dhe duhet ta pranosh, unë gjithmonë isha në skuadër”.

“Ju nuk mund t’i kërkoni trajnerit të luash çdo ndeshje”.

Shaqiri insistoi gjithashtu se është i lumtur edhe përkundër kësaj dhe synon ta fitojë titullin e Ligës Premier me The Reds./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë