Loading…

BIK: Avioni që u nis sot nga Prishtina për në haxh pësoi defekt teknik

  • 29/06/2022 | 09:43

BIK: Avioni që u nis sot nga Prishtina për në haxh pësoi defekt teknik

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se aeroplani me të cilin janë nisur grupi i dytë i besimtarëve për pelegrinazh në Mekë kanë mbetur në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, si shkak i një defekti teknik i mjetit transportues, shkruan Gazeta Metro.


BIK-u një gjë të tillë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa kanë kërkuar falje për vonesat e shkaktuara.

“Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë dhe si rezultat i këtij defekti besimtarët tanë ende janë në ambientet e aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”  në Prishtinë. Së bashku me besimtarët tanë, në aeroport janë edhe përgjegjësit e Haxhit nga Drejtoria e Haxhit, të cilët po e përcjellin situatën”, thuhet në postimin e BIK-ut.

“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, vijon ndër të tjera njoftimi i Bashkësisë Islame. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë