Loading…

BIK: Për Bajram qëndroni në shtëpi, uroni njëri-tjetrin përmes telefonit

  • 23/05/2020 | 08:18

BIK: Për Bajram qëndroni në shtëpi, uroni njëri-tjetrin përmes telefonit

Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që për këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.


Ai deklaroi se për të kontaktuar me të afërmit të përdoren metodat elektronike.

“Udhëzimet që sot na dalin nga ekspertët për parandalimin  e COVID-19  përputhen me mësimet fetare, në të cilat thuhet se aty ku ka pandemi nuk duhet të futet, por edhe ata që janë në ato vende të pandemisë të mos dalin nga aty për qarkullim”.

“Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që japin mësimet dhe porosit e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”.

“Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica në Klan Kosova.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë