Loading…

Bilall Sherifi ‘ngacmon’ PSD’në: Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Kurtit flamurin kombëtar

  • 24/12/2021 | 18:08

Bilall Sherifi ‘ngacmon’ PSD’në: Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Kurtit flamurin kombëtar

Anëtari i NISMA, Bilall Sherifi, ka ironizuar me ‘’admirimin’’ e kryeministrit Albin Kurti, që ka për flamurin kombëtar, deris ka pyetur anëtarët e PSD’së se a do guxonin ta hiqnin atë nga Qeveria, shkruan Gazeta Metro.


Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur anëtarët ePSD’së të cilës sot hoqën flamurin shtetëror, për të vendosur batanije në vend të tyre, se a do guxonin ta hiqnin flamurin kombëtar nëse do ishte i vendosur aty.

“Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Albin Kurtit flamurin kombëtar, pastaj e shohin çka ju ban”, ka shkruar Sherifi.

Sot PSD përmes një aksioni ka larguar flamujt shtetëror nga ndërtesa e Qeverisë duke vendosur në vend të tyre batanije.

Kjo ishte si mesazh për krizën energjetike që ka kapluar vendin, dhe kthimin e reduktimeve të ashpra.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet janë vendosur në shenjë të dorëzimit të Qeverisë Kurti, ndaj krizës energjetike.

“Sikurse flamuri i bardhë i cili është simbol i dorëzimit, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike. Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që mënyra për t’u mbrojtur nga i ftohti është qebja. Në anën tjetër kemi ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar Kuçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë